Një person ka vdekur gjatë mëngjesit të së dielës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Ai dyshohet se është goditur të shtunën nga rrufeja në fshatin Llaushë të Skenderajt.
Shefi i Klinikës së Mjekimit Intensiv, Shaqir Uka, i ka thënë Kohës se pacienti ka vdekur në orët e mëngjesit të së dielës.
“Mund të konfirmoj që sot në orët e mëngjesit ka ndërruar jetë pacienti që ishte goditur nga rrufeja një ditë më herët në regjionin e Skenderajt”, ka thënë ai.
-
14 gusht 2022 17:12
-
Shpërndaje në: