Kronikë

Paraburgim për 50-vjeçarin që dyshohet se ngacmoi seksualisht 6-vjeçaren

Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar të premten se ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit H.M., i cili dyshohet për sulm seksual ndaj një 6-vjeçarje në Prishtinë.

“Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh peshën e rëndë të veprës penale, mënyra dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale ku dyshohet se është kryer ndaj viktimës së ndjeshme – e mitur dhe me lënien në liri të të pandehurit ekziston rreziku i ikjes, me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale, ndikimit në dëshmitarë andaj masa e paraburgimit tani për tani është e vetmja masë preventive që do të parandaloj të pandehurin në përsëritjen e veprës penale të njëjtë apo të ngjashme”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.