Kronikë

Gjuajtje me armë zjarri në një aheng familjar në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë të llojit pistoletë dhe një gëzhojë në një aheng familjar në Mitrovicë pasditen e së enjtes.

Sipas njoftimit të policisë të premten, është intervistuar edhe i dyshuari për gjuajtje, një 24-vjeçar me inicialet A.H.

“Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndaj tij është iniciuar rast për veprat penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll apo në posedim të paautorizuar të armëve’ dhe ’’Përdorim i armës’”, thuhet në njoftim.