Kronikë

Arrestohet një person, dyshohet se tentoi ta keqpërdorte AKI-në

U arrestua një person në Mitrovicë të premten për mashtrim në tentativë.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se një 73-vjeçar dyshohet se i ka kërkuar një personi 2000 euro kinse ka kontakt me dy zyrtarë të AKI-së dhe se do t’i kryejnë shërbime viktimës.

Por, në fakt, ai ka mashtruar duke tentuar ta keqpërdorte institucionin e AKI-së.

“Veprimet e ndërmarra hetimore në grumbullimin e informacioneve në rrugë operative, kanë mundësuar që të arrestohet i dyshuari B. Gj. 73 vjeçar, shtetas i Republikës se Kosovës i cili dyshohet se është takuar me ankuesin (viktimën) nga i cili ka kërkuar një shumë të parave në vlerë (2000 euro), kinse i dyshuari është në kontakt me dy zyrtarë të AKI –s, gjëja të njëjtit i kanë kërkuar që do t’ i kryej shërbime në favor të viktimës”, thuhet në njoftim.

Hetimet po zhvillohen në drejtim të veprën penale “Mashtrim në tentativë”.

Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.