Kronikë

Një vushtrrias mashtrohet, dha para për rregullim të dokumentacionit për vizë pune

Descriptive Text

Një person është ankuar në Polici se është mashtruar nga një person për rregullim të dokumentacionit për vizë pune.

Rasti pretendohet se ka ndodhur në Vushtrri, më 21 prill të këtij viti, ndërsa raportimi është bërë të dielën (8 maj), ka njoftuar Policia në raportin e së hënës.

Ankuesi ka thënë se i dyshuari, për t’ia rregulluar dokumentacion për vizë pune, e ka mashtruar duke i marrë një shumë parash dhe nuk është lajmëruar më.

“Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante”, njoftoi Policia.