Kronikë

Arrestohet një person në Skenderaj me dyshimin se dhunoi një të mitur

Descriptive Text

Është arrestuar një person në Skenderaj pasi dyshohet se më 28 dhjetor të vitit të kaluar kishte dhunuar një vajzë të mitur.

Policia njofton se arrestimi i personit ka ndodhur më 17 janar, derisa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Ndaj tij është iniciuar vepra penale “dhunim”.

“Me datën 17.01.2022 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti kishte kryer veprën penale Dhunim ndaj viktimës së mitur femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e plotë.