Kronikë

Ngacmim seksual në Rahovec, arrestohet një person

Është arrestuar një person në Rahovec pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një grua. Rasti ka ndodhur të hënën në ora 12:00, derisa rasti ndodhi kur viktima ishte duke ecur në rrugë.

“I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare gjersa ajo ishte duke ecur në rrugë. I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e plotë policor.