Kronikë

Vdiq një person në një aksident trafiku në Kamenicë

Descriptive Text

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur të shtunën në Kamenicë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur në fshatin Shipashnicë të Epërme të kësaj komune, kur një vozitës mashkull kosovar ka humbur kontrollin ndaj veturës, duke u përplasur në murin e një shtëpie.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.