Kronikë

Mbi 500 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID

Me rritjen e rasteve pozitive me koronavirus, ka nisur të rritet edhe numri i gjobave për mosrespektimi të masave.

Në raportin e përditshëm të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se në 24 orët e fundit janë shqiptuar 545 gjoba në bazë të ligjit COVID-19.

Në një kohë kur rastet me COVID-19 ishin “në kulm”, gjobat brenda një 24-orëshi shkonin në mbi 2000.

Ndërkohë, gjoba për shkelje të rregullave në trafik në 24 orët e fundit janë dhënë 2062, është bërë e ditur të enjten në raport.