Kronikë

Gjendet e vdekur një grua në Prishtinë

Një grua në Prishtinë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur të hënën në ora 14:30, ku në vend të ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, derisa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Raportohet se në shtëpinë e saj është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Ne vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin policor.