Kronikë

Aksident në Reshtan të Suharekës, lëndohen tre persona

Dy vetura janë përfshirë në një aksident trafiku në fshatin Reshtan të Suharekës, të shtunën në ora 15:00.

Policia i ka thënë KOHËS se në aksident janë përfshirë tre persona të cilët kanë marrë trajtim mjekësor dhe më pas janë liruar për në shtëpi.

“Të lënduarit kanë marrë lëndime të lehta, nuk ka diçka serioze”, thuhet në njoftimin policor.