Kronikë

Arrestohet një person në Bjeshkët e Vojdullës, iu gjet një armë

Descriptive Text

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Bjeshkët e Vojdullës pasi i është gjetur një armë e tipit AK-47, një karikator dhe 31 copë fishekë të kalibrit 7.62 mm.

Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur të premten në ora 00:10 dhe i dyshuari me inicialet T.J., i lindur në vitin 1970, është arrestuar e i është iniciuar rasti ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës’.

Rasti shkon në procedurë të rregullt.