Kronikë

Vidhen pajisje të kamerave dhe 30 euro në një xhami në Podujevë

Pajisje të kamerave dhe 30 euro janë vjedhur në një xhami në Podujevë. Policia ka njoftuar se rastin e ka raportuar një person të enjten në ora 11:50, duke bërë me dije se persona të panjohur kanë hyrë në xhami me forcë.

Rasti është duke u hetuar.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur, me forcë kanë depërtuar në brendinë objektit të xhamisë dhe nga aty kanë vjedhur një DVR të kamerave dhe një shumë parash prej 30€. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin policor.