Kronikë

Arrestohen dy zyrtarë të Agjencisë së Pyjeve të Kosovës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë arrestuar dy zyrtarë të Agjencisë të Pyjeve të Kosovës (AKP-së), pasi që dyshohet se një kamion i ngarkuar me dru rreth 12 m³ ka kaluar ilegalisht tek Laura 1, Gryka e Deçanit, dhe se nga zyrtarët e dyshuar nuk janë ndërmarr veprimet sipas kompetencave.

Drutë janë sekuestruar dhe dërguar në depon e Parkut Kombëtar në Deçan.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.