Kronikë

Dy dhunime brenda 24 orëve

Foto: Politico

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të martën, një në Gjilan dhe një tjetër në Skenderaj, me dyshimin për dhunim të grave.

Sipas raportit të së mërkurës të Policisë, viktima në Gjilan është dërguar për ekzaminim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Për rastin në Skenderaj nuk janë ofruar shumë të dhëna na raport, por bëhet e ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.