Kronikë

Vetaksident në Rugovë, tre persona të lënduar

Tre persona kanë mbetur të lënduar në një vetaksident rrugor në Rugovë të Pejës.

Policia e Kosovës ka thënë se vetaksidenti ka ndodhur të premten në ora 01:50 pas mesnate, derisa dyshohet se është shkaktuar si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i ka thënë KOHËS se të lënduarit janë dërguar në trajtim mjekësor dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetë