Kronikë

Një muaj paraburgim të dyshuarit që kreu veprën “vrasje në tentativë” në Kaçanik

Foto: Koha / ilustrim

Një muaj paraburgim i është caktuar F.N., shtetas i Kosovës, i dyshuar për veprën “vrasje në tentativë”. I dyshuari sipas njoftimit të Prokurorisë, të premten në fshatin Vatë të Kaçanikut, në rrugën kryesore që çon për në Tetovë, ka sulmuar me thikë viktimën T.D., duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

I lënduari ka marrë plagë në shpatull dhe në kraharor, ndërsa po trajtohet në QKUK.

Ferizaj, 23 tetor 2021 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit F.N. shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vrasja në tentativë nga neni 172 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

“Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit, e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj”, thuhet në njoftim.