Kronikë

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e një shqiptari 20-vjeçar në Zvicër

Descriptive Text

Policia në Luzern ka arrestuar një person që dyshohet se është vrasësi i një shqiptari 20-vjeçar nga Kosova në Zvicër.

Ardit N. vdiq dhjetë ditë më parë në pikën e karburantit Avia në Geuensee të Zvicrës, si pasojë e plagëve që mori gjatë rrahjes mes dy grupeve. Gurë, thikë dhe një çekan u gjetën në vendin e ngjarjes, raporton Blick.

Mendohet se arsyeja ishte për një sistem ventilimi dhe për para.

Policia e Luzernit ka arrestuar personin që dyshohet se është shkaktuar për vrasjen e shoferit të ri të kamionit.

“Ne shumë shpejt e identifikuar dhe e arrestuam të dyshuarin”, thotë Simon Kopp (52) nga zyra e Prokurorit të Luzernit. “Personat janë në paraburgim në lidhje me vrasjen në Geuensee”.

Tash po rikonstrukohet se si erdhi te rrahja dhe te vrasja.

Shtatë persona janë në paraburgim, thotë Kopp, për pesë prej tyre është caktuar masa e paraburgimit deri në dhjetor. Janë 5 sirianë, një zviceran e një irakian, ndërsa në mesin e tyre është edhe një grua.

Sipas hulumtimeve të Blickut gjurmët e të arrestuarve çojnë në një familje në dy fshatra në Kantonin e Luzernit dhe një në një qytet në veri të Zvicrës. Në të gjitha vendet konfirmohet se njerëzit në lidhje me krimin nuk u panë më, u larguan nga punëdhënësi apo u arrestuan.

Kopp nuk tregon nëse njerëzit në paraburgim kanë pranuar krimin apo janë mbrojtur në heshtje.

Zyra e Prokurorit po kryen hetimet për zënkën. Kopp nuk tregon se çfarë armë dhe mjete janë përdorur për vrasjen e viktimës dhe lëndimin e personave tjerë.

“Së pari të gjithë duhet të intervistohen”, thotë ai.

Për më tepër, është ende duke u pritur raporti i Institutit të Mjekësisë Ligjore mbi shkaqet e vdekjes së viktimës.

“Videoregjistrimet ndihmojnë në lidhje me hetimet. Ne i kontrollojmë pamjet tërësisht, çdo sekondë. Në fund është si një mozaik ku të gjitha pjesët duhet të përshtaten”, thotë Kopp.

*Emri është ndryshuar nga Blick