Kronikë

Aksident në Prishtinë, lëndohen shtatë persona

Descriptive Text

Shtatë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë.

Aksidenti ka ndodhur të dielën në orën 19:00, ku janë përfshirë dy vetura në lëvizje. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident”, thuhet në njoftimin policor dhënë për KOHËN.