Kronikë

Policia shqiptoi mbi 1,400 gjoba për shkelësit e masave anti-COVID

Descriptive Text

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 1,438 tiketa për shkelësit e masave anti-COVID në tërë Kosovën.

Sipas njoftimit të Policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar edhe 1,711 tiketa për kundërvajtësit në komunikacion.

Policia ka bërë të ditur se në Kosovë brenda 24 orëve kanë ndodhur 54 aksidente trafiku, prej të cilave 39 me dëme materiale dhe 15 me të lënduar.