Kronikë

Prishtinasi ther vëllain me thikë

Është arrestuar një person në Prishtinë pasi që i njëjti për motive të panjohura ka therur me mjet të mprehtë- thikë, vëllain e tij.

Viktima, për shkak të lëndimeve është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa njësitet policore gjatë bastisjes në banesën e tyre, kanë gjetur dhe konfiskuar një thikë me të cilën dyshohet se është kryer vepra dhe substanca të dyshuara narkotike marihuanë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.