Kronikë

Arrestohen tre persona në Kaçanik për vjedhje të drunjve

Stacioni policor në Kaçanik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, kanë vazhduar së zbatuari planin operativ “Mbrojtja e pyjeve 2021”, lidhur me prerjen e pyjeve, transportin dhe shitjen ilegale të drunjve.

Policia të premten ka hasur në tre persona të dyshuar të cilët kishin prerë dhe vjedhur drunj në bjeshkët e Kaçanikut dhe ka konfiskuar një sasi të konsiderueshme të drunjve dhe mjetet me të cilat i kanë transportuar këta drunj.

“Në stacionin policor në Kaçanik janë personat me inicialet , M.L (M/K) i moshës 34 vjeçar , XH.R ( M/K) i moshës 36 vjeçar dhe Q.R (M/K) i moshës 26 vjeçar , të cilët pasi janë intervistuar nga policia, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, të njëjtit janë dërguar në mbajtje për 48 për procedura të mëtejme hetimore”, njoftoi PK.

Policia ka apeluar që në rast se dikush has në person që presin drunj, transportojnë dhe shesin ilegalisht, të njoftojnë menjëherë stacionin më të afërt policor.

{gallery}