Kronikë

Arrestohet një person i kërkuar për grabitje

Descriptive Text

Pasditen e sotme Policia e Kosovës ka arritur ta arrestojë një person me inicialet M.S i moshës 29-vjeçar, në Ferizaj.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj , për veprën penale ‘’Grabitje’’, me dënim burgimi prej dy vitesh.

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit, njoftohet nga PK-ja.