Kronikë

Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Descriptive Text

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar, në Ferizaj. F.XH., 24-vjeç do të dërgohet në vuajtje të dënimit.

Ai është i dënuar me burgim për katër muaj.

“Ai ishte i kërkuar, në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj, për veprën penale: ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’, me dënim burgimi në kohëzgjatje prej katër muajve. Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit”, ka njoftuar Policia e rajonit të Ferizajt.