Kronikë

Afro 2500 gjoba në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit për mosrespektim të masave anti-COVID

Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit ka shqiptuar 2479 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID.

Numri i gjobave është dukshëm më i madh se në ditët e kaluara. Të hënën kanë hyrë në fuqi masat e reja, ndërsa është parë një numër në rritje i forcave policore nëpër rrugë.

Në 24 orët e fundit janë shqiptuar edhe 1230 gjoba trafiku, janë shkaktuar 40 aksidente trafiku me dëme materiale, e 17 me të lënduar. Janë arrestuar 17 persona, tetë janë dërguar në mbajtje e pesë në vuajtje të dënimit.