Kronikë

Një muaj paraburgim ndaj tre personave për falsifikim të testeve kundër COVID-19

Descriptive Text

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej njw muaj ndaj tre personave që falsifikuan testet anti-COVID.

“Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm gjyqtari i procedurës– Luan Berisha, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje 30 ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 24.08.2021 dhe mund të zgjasë deri më datën 23.09.2021, ndaj të pandehurve Xh.K., A.S., dhe Sh.K., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale falsifikimi i dokumenteve nga neni 390 par.2 lidhur me par.1 në lidhje me nenin 31 të Kodit Penal të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Gjykata thotë se ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar:

“Të pandehurit Xh.K., A.S., dhe Sh.K., me datë 24 gusht, në orët e mbrëmjes në Prizren, në Agjencione të ndryshme me dije përdorin dokumentin e falsifikuar me qëllim të shfrytëzimit të atij dokumenti si origjinal, ashtu që falsifikojnë teste RT – PCR SARS COVID-19 – NEGATIV, ne emër të shumë personave, duke manipuluar me kompjuterë dhe duke vendosur vula në testet e falsifikuara në këmbim të një shumë të parasë”, thuhet në njoftim.