Kronikë

Policia kërkon bashkëpunim për kapjen e të dyshuarit për vrasjen e 18-vjeçares

Drejtoria Rajonale e Policisë së Ferizajt po kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për të identifikuar vendndodhjen e Dardan Krivaqës, që dyshohet për vrasjen e 18-vjeçarës M.O. të dielën në Ferizaj.

Një nga të dyshuarit është arrestuar tashmë, ndërsa Krivaqa 29-vjeçar është ende në arrati.

“Policia kërkon nga qytetarët që, kushdo që ka ndonjë informacion rreth këtij personi dhe vendndodhjen e tij, të lajmërojë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’ dhe në numrat kujdestarë: 192, 029/326-250 dhe 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet nga Policia.

Image