Kronikë

Arrestohet personi që theu banesën e Gashiqit

Policia e Kosovës ka arrestuar të premten personin që ka thyer banesën e Dragica Gashiqit, e vetmja serbe e kthyer në Gjakovë për të jetuar.

Arrestimin për KOHËN e ka konfirmuar Policia e Kosovës, duke thënë se personi në prezencë të avokatit ka pranuar veprën.

“I dyshuari në rastin e D. Gashiqit është arrestuar. Në prezencë të avokatit ka pranuar veprën. Ndaj tij është caktuar ndalim policor 48 orē”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Nysret Gjurkaj.

Dragica Gashiq ishte kthyer në Gjakovë në qershor të këtij viti. Ajo kishte deklaruar se pavarësisht sulmeve, nuk e ka ndërmend të largohet nga Gjakova.