Kronikë

Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, katër persona të lënduar

Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova”. Në aksidentin që ndodhi të hënën pasdite, janë përfshirë dy kamionë transportues dhe një veturë. Policia i ka thënë KOHËS se njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.

Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.