Kronikë

Ekstradohet në Kosovë i dyshuari për një vrasje në Prishtinë në vitin 2017

Descriptive Text

Është ekstraduar në Kosovë nga Franca një person i dyshuar për kryerjen e një vrasje në Prishtinë në nëntor të vitit 2017.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, në bazë të një fletëarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Gjykata Themelore e Prishinës është arrestuar nga autoritetet franceze dhe është arrestuar në Kosovë një shtetas kosovar.

Ai është dërguar në mbajtje. I dyshuari akuzohet për vrasje të rëndë në bashkëkryerje dhe armëmbajtje pa leje.

“Rr. Fehmi Agani, Prishtinë 24.11.2017 - 2:20. Në bazë të një fletë-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Gjykata Themelore Prishtinë, nga autoritetet franceze është arrestuar dhe ekstraduar në Kosovë i dyshuari mashkull kosovar i cili pas intervistimit me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.