Kronikë

U fotografua duke tejkaluar në vijë të plotë, gjobitet nga policia

Policia gjobitur një person i cili është fotografuar duke tejkaluar në vijë të plotë. Policia ka njoftuar se pas ndihmës dhe informatave të ofruara nga qytetarët ka arritur të identifikojë vozitësin i cili ka rrezikuar komunikacionin me tejkalim në vijë të plotë.

“Pas pranimit të informacioneve relevente sot më 25 qershor 2021, është identifikuar vozitësi i automjetit i cili shihet se rrezikon sigurinë në komunikacion duke bërë tejkalim në vijë të plotë. Policia ka marr masat adekuate përfshirë edhe shqiptimin e gjobës ndaj vozitësit” është thënë në njoftimin e Policisë.

Policia ka kërkuar nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik që t’ju përmbahen rregullave në trafik pasi nuk do të ketë tolerancë ndaj asnjë personi.