Kronikë

Rrahu gruan me arsyetimin se nuk e pastroi shtëpinë

Descriptive Text

Gjykata Themelore në Prizren i ka caktuar 30 ditë paraburgim të dyshuarit Y.P. me dyshimet se ka kryer veprën penale, lëndim i lehtë trupor.

Sipas gjykatës i dyshuari, me 7 qershor në shtëpinë e përbashkët familjare, pas mosmarrëveshjeve të vazhdueshme që kishte me bashkëshorten e tij dhe vajzën e tij, ai me dashje kryen dhunën ose keqtrajtimi fizik me qëllim të cenimit të dinjitetit të dëmtuarave brenda një marrëdhënie familjare.

Sipas gjykatës Y.P., fillimisht hyn në dhomën e bashkëshortes së tij, nga e cila kërkon që të pastron shtëpinë e cila i thotë të pandehurit se ka pastruar, në atë moment i pandehuri të dëmtuarën e godet me grushte mbrapa në pjesën e kokës dhe shqelma në pjesë të ndryshme të trupit dhe në atë moment e godet edhe vajzën e tij, duke e kap për flokë dhe më pas e godet me grushte në pjesë të ndryshme të trupit, si rrjedhojë e kësaj të dëmtuarave i shkakton lëndime trupore.

Ekzistojnë arsyet për caktimin e paraburgimit, thuhet në vendimin e gjykatës duke pasur parasysh rrethanat në të cilat dyshohet se është kryer vepra penale, duke marrë parasysh se i pandehuri ka ushtruar dhunë brenda familjes së tij ndaj viktimave të ndjeshme, këto tregojnë rrezikun se me lënien në liri të të pandehurit i njëjti mund të përsërisë veprën penale.