Kronikë

Arrestohet një person në Gjakovë për dy vepra penale

Descriptive Text

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjakovë pasi dyshohet se kishte shkaktuar dhunë në familje ndërsa pas kontrollimit në shtëpinë e tij, janë gjetur disa lloje armësh.

Armët e gjetura dhe të konfiskuara janë një AK-47 me dy karikator, një automatik PPS-42, një revole TT, 295 copë fishek dhe 590 copë fishëk të një kalibri tjetër.

“Pas intervistimit i dyshuari me urdhër të prokurorit ndalohet për 48 orë”, thuhet në njoftim.