Kronikë

Policia e Kosovës kërkon ndihmë për kapjen e një të dyshuari për lëndim trupor

Policia e Kosovës po kërkon ndihmë nga qytetarët për kapjen e Malë Sejfijat nga Gllogjani i Deçanit, i cili kërkohet për veprën lëndim i rëndë trupor.

Policia njofton se i dyshuari është i lindur më 1 gusht 1986.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftim.