Kronikë

Goditet për vdekje çiklisti i mitur në Gjakovë

Descriptive Text

Një person është goditur për vdekje nga një veturë derisa ai ishte në biçikletë.

Pak para orën 20:00 të së premtes në Gjakovë, automjeti nga pakujdesia goditi çiklistin dhe më pas është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar vozitësi mashkull kosovar pasi që me automjete nga pa kujdesia ka goditur çiklistin mashkull kosovar (i mitur). Si pasojë e lëndimeve të marra çiklisti ka ndrruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës i është liruar familjarëve, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.