Kronikë

Arrestohen katër të dyshuar për vjedhje në Prishtinë

Katër persona të dyshuar për vjedhje janë arrestuar në Prishtinë.

Personi i parë i arrestuar H .S, 37-vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, dyshohet të jetë i përfshirë në dy raste të vjedhjeve që kanë ndodhë në rrugën "Ali Kelmendi" dhe "Gazmend Zajmi" në Prishtinë.

Ndërsa tre personat e tjerë A.Ch mashkull 22- vjeç, A .W mashkull 27-vjeç dhe Ch .M 17-vjeç, shtetas të huaj (maroken) dyshohet të jenë të përfshirë në më shumë se tri raste, të cilat kanë ndodhë në periudha e lokacione të ndryshme, kryesisht në rajonin e Prishtinës.

Ndaj personave të arrestuar në koordinim me prokurorin e shtetit, hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet.