Kronikë

Dy persona lëndohen në në aksident në Podujevë

Descriptive Text

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave, në fshatin Lluzhan të Podujevës, ka bërë të ditur për KOHËN zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 15:00,në fshatin Lluzhan të Podujevës ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut.