Kronikë

Aksidentohet vetura e cila po bartte ilegalisht emigrantë

Policia e Kosovës - SHPK

Pesë emigrantë janë ndaluar nga Policia e Kosovës në fshatin Zabel i Ulët në Gllogoc.

Sipas njoftimit, fillimisht njësiti policor kishte tentuar ta ndalojë veturën me targa vendore, e cila nuk ishte ndalur, dhe më vonë ajo veturë ishte aksidentuar duke e goditur një automjet kombi.

Policia bën të ditur se në veturën e cila ishte aksidentuar kanë qenë 5 emigrantë meshkuj shtetas të huaj, ndërsa vozitësi i veturës ka arritur të ikë dhe nuk dihet identiteti i tij.

“Për shkak se vetura ishte aksidentuar emigrantët kishin pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Njësitë policore janë marrë me rastin i cili vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.