Kronikë

Arrestohen 10 persona në Ferizaj, dyshohet se u kapën duke luajtur bixhoz

Policia e Kosovës ka arrestuar 10 persona në rrugën “Agim Matoshi” në Ferizaj pasi dyshohet se ishin duke luajtur bixhoz. Policia njofton se ndaj pronarit të lokalit është iniciuar rast për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, ndërsa 10 të arrestuarve u është shqiptuar edhe gjobë për mosrespektim të orarit të lëvizjes pas orës 22:30.

“Me vendim të prokurorit të gjithë personat janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Si provë materiale janë konfiskuar mjete për lojë bixhozi.