Policia kufitare ka arrestuar dy persona në kufi dhe ka parandaluar kontrabandën me armë dhe mallra.
“Departamenti Policisë Kufitare në vazhdën e angazhimeve dhe planifikimeve operacionale, për luftimin dhe parandalimin e veprimtarive kriminale, përfshirë krimet trans-kufitare ka iniciuar disa raste penale: ‘kontrabanda me mallra’, ‘import, eksporti, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitja e paautorizuar e armeve apo materialeve plasëse’ dhe ‘posedim i paautorizuar e substancave narkotike dhe psikotropike’”, thuhet në njoftim.
Policia të martën në mbrëmje ka vërejtur dy kuaj duke lëvizur nga Maqedonia Veriore në drejtim të Kosovës (në drejtim të fshatit Dremjak) të ngarkuar me mallra të cilët i ka ngarkuar.
“Kuajt ishin të ngarkuar me njëqind kuti duhan të përpunuar (i grirë) dhe 16 thasë me duhan të përpunuar. Sasia e duhanit të konfiskuar në këtë rast është 260 kg, sasi kjo e cila është dorëzuar në Terminalin Doganor Hani i Elezit”.
Ndërsa, për veprën e dyshuar të “importit, eksportit, furnizimit, transportimit, prodhimit, këmbimit, ndërmjetësimit ose shitja e paautorizuar e armeve apo materialeve plasëse, policia ka arrestuar të dyshuarin pas kontrollit të shtëpisë së tij për veprën penale “import, eksport, shitje e armëve dhe municion”.
Më pas, policia ka ndaluar një automjet gjatë kalimit të kufirit nga Shqipëria për në Kosovë. Tek ai kanë gjetur dy qese najloni me nga 10 doza të ndryshme si substancë narkotike e llojit kokainë.
{gallery}
-
21 prill 2021 13:45
-
Shpërndaje në: