Kronikë

Policia gjen para në vlerë 1030 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara, arrestohet një person

Policia e Kosovës ka hasur në një sasi të parave të cilat dyshohen se janë të falsifikuara, në një veturë.

Gjatë orëve të natës së të premtes, patrulla policore në Skenderaj, ka ndaluar një veturë me targa vendore në të cilën ndodheshin drejtuesi dhe dy pasagjerë, ku pas kontrollit të detajuar janë gjetur 1030 euro dhe është arrestuar një person.

“Si rezultat i veprimeve të ndërmarra gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit kanë hasur në një sasi të parave (kartëmonedhave) në bankënota të ndryshme, në vlerë 1030 €, të cilat dyshohen se janë të falsifikuara”, njoftoi PK.

22-vjeçari i dyshuar pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Në cilësi të provave materiale nga ana e krim- teknikës janë evidentuar dhe sekuestruar:

41 (katërdhjetë e një) monedha nga 10 euro

31 (tridhjetë e një) monedha nga 20 euro.