Kronikë

Zbulohen dy grupe të hajnave në Prizren, tre të arrestuar

Policia e Kosovës ka ndaluar dy grupe të hajnave në Prizren dhe ka arrestuar tre persona.

Sipas njoftimit, të njëjtit dyshohet se kanë kryer vjedhje gjatë viteve 2018, 2019 dhe 2020 në fshatin Lubizhdë dhe Skorobisht.

“Gjatë vitit 2018, 2019 dhe vitit 2020, në fshatin Lubizhdë dhe Skorobisht kishin ndodhur një numër i vjedhjeve nëpër shtëpitë e banorëve të kësaj zone. Zyrtarët policor gjithmonë ishin të përkushtuar të gjenin dëshmi dhe prova në lidhje me kryerësit e këtyre vjedhjeve. Në çdo vend të ngjarjes hetuesit policor kishin dyshimet për veprimet kriminale të cilat i kryenin personat dhe hetuesit filluan me gjurmimin e të dyshimtëve, duke mbledhur gjurmë dhe elemente për veprime hetimore. Për këto ngjarje hetuesit bashkëpunuan me Prokurorin e Shtetit në Prizren dhe filluan me masat e fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit ndaj një grupi të caktuar kriminal. Hetimet fillestare dhanë rezultatet e para dhe fillimisht u arrestuan tre persona të dyshimtë B.S, A.A dhe H.B të cilët tani gjenden në burg dhe në pritje të gjykimit”, njofton Policia e Kosovës.

Po ashtu kanë njoftuar deri më tani janë zbuluar shtatë raste të vjedhjeve që u bënë në Lubizhdë dhe Skorobisht e që dëmet kalojnë vlerën materiale të mbi 22 mijë euro.

“Ndërsa policia po vepronte me masa të fshehta teknike u identifikuan edhe një grup tjetër i përberë nga tre persona tjerë te cilët u intervistuan në cilësinë e personave të dyshimte. Në përgjithësi u zbuluan 7 raste të vjedhjeve në Lubizhdë dhe Skorobisht. Dëmet nga këto raste e kalojnë vlerën materiale mbi 22.000 (mijë euro) euro. Policia rajonale në Prizren është e përkushtuar të punoj, hetoj dhe zbuloj të gjitha rastet e veprave penale, andaj falënderojmë qytetarët e rajonit të Prizrenit për besimin dhe gatishmërinë e dhënë në zbulimin e rasteve penale dhe njëherë kërkojmë që bashkëpunimi të thellohet edhe më shumë në interes te sigurisë dhe mbrojtjes së pasurisë”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.