Kronikë

Arrestohet një person në magjistralen Prishtinë – Lipjan, i sekuestrohet një armë

Descriptive Text

Është arrestuar një person i kërkuar në magjistralen Prishtinë – Lipjan, në parkingun e një lokali, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Arrestimi është bërë në mbrëmjen e djeshme. Gjatë kontrollit, A.A. 24-vjeçar i është sekuestruar një armë (pistoletë), një karikator me nëntë fishekë, një thikë dhe një iPhone.

Hetuesit policor të mbështetur nga Njësiti Special Operativ, arrestimin e kanë kryer në rrugën magjistrale Prishtinë -Lipjan, saktësisht në parkingun e një lokali.

Siç është njoftuar nga Policia e Kosovës ndaj 24-vjeçarit është hapur rast për armëmbajtje pa leje dhe bazuar në urdhëresën e gjykatës ai është dërguar në qendër të paraburgimit.