Kronikë

Policia ndalon tri gra e një burrë për prostitucion, arreston dy prej tyre

Foto: Koha / Ilustrim

Tri femra e një mashkull janë arrestuar në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë nën dyshimin e kanë kryer veprën “mundësim apo detyrim në prostitucion”.

Sipas njoftimit, gjatë kontrollit të tyre janë gjetur dhe konfiskuar një sprej, një boks hekuri, një thikë, 100 euro dhe katër telefona.

Me vendim të prokurorit dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.