Kronikë

Arrestohen pesë persona në Gjakovë, dyshohen për marrje me prostitucion

Descriptive Text

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona në dy lokacione të ndryshme në Gjakovë pasi dyshohet se kanë kryer veprën marrje me prostitucion.

Aksioni i parë policor ka ndodhur të premten në rrugën “Gasper Karaqi” rreth orës 20:00 ku pas një pune hetimore, tre persona janë arrestuar ndërsa pas intervistimit, janë liruar në procedurë të rregullt. Tutje, aksioni tjetër është kryer në orën 22:00 ku janë arrestuar dy persona meshkuj për veprën e lartpërmendur. Të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt.