Kronikë

Grabitet një dyqan armësh në Viti

Policia e Kosovës ka njoftuar se në një dyqan armësh në Viti ka ndodhur një vjedhje. Sipas pronarit të lokalit, është vjedhur një kasafortë ku kanë qenë të vendosura rreth 10-12 armë me 3-4 pako municion.

Policia bën të ditur se rasti është duke u hetuar.