Kronikë

Një kryesues i një vendvotimi në Pejë raportohet se “keqpërdori detyrën zyrtare gjatë zgjedhjeve”

Një kryesues i një vendvotimi në Komunën e Pejës raportohet të ketë keqpërdorur detyrën zyrtare gjatë zgjedhjeve.

Sipas raportit policor, të martën është raportuar në Polici se ky kryesues kishte kryer veprën duke liruar të shkojnë në shtëpi pesë komisionerë para se të përfundonte numërimi i votave.

Vepra është cilësuar “keqpërdorim i detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve”, ndërsa s’është raportuar për të arrestuar apo masa të tjera nga Policia.