Kronikë

24 të arrestuar në Mal të Zi për marihuanën që u nis nga Shqipëria për në BE

Autoritetet e Malit të Zi kanë arrestuar 24 persona me akuzën e kontrabandës së marihuanës që si pikënisje kishte Shqipërinë dhe destinacion vendet e Bashkimit Evropian, njofton a2 news të enjten.

Mes të arrestuarve, që po kontrabandonin gjysmë toni marihuanë, nuk bëhet e ditur se ka shtetas shqiptar, por Policia malazeze po heton rastin për të verifikuar lidhjet mes të arrestuarve dhe Shqipërisë.

Zonat kufitare mes Malit të Zi dhe Shqipërisë siç janë Lumi Buna, Liqeni i Shkodrës, zona e Malësisë dhe ajo e Vermoshit konsiderohen si territoret më të përshtatshme për trafikimin e lëndëve narkotike në drejtim të Malit të Zi dhe Evropës, shkruan tutje a2news.