Kronikë

Zjarr në Prishtinë, digjet një kontejner, një kioskë e katër vetura

Descriptive Text

Një zjarr ka shpërthyer në një kontejner të mbeturinave në lagjen “Dardania” në Prishtinë, pronë e ndërmarrjes “Pastrimi”, në orët e hershme të së shtunës.

Zjarri ka përfshirë edhe një kioskë e katër vetura.

Policia e Kosovës, në raportin 24-orësh, ka njoftuar se zjarrfikësit e kanë lokalizuar zjarrin dhe nuk është raportuar për të lënduar.