Kronikë

Kërcënohet me familje polici që ishte duke udhëtuar me veturë private

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës nga Prishtina ka raportuar se deri sa ka qenë në lëvizje me veturën e tij private jashtë detyrës, papritmas është ndaluar nga një veturë civile BMË pronë e të dyshuarit mashkull kosovar dhe i shoqëruar me tre te dyshuar të tjerë.

Sipas ankuesit, i dyshuari e kishte kanosur me familje dhe të njëjtit ishin larguar nga vendi i ngjarjes.

Pas informatës vetura e lartcekur është ndaluar nga njësiti policor, mirëpo i dyshuari i cili kishte kanosur viktimën nuk është hasur në veturë.

Tre te dyshuarit tjerë janë shoqëruar në polici dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar janë liruar në procedurë të rregullt.